Një nuse e cila me sa duket di të kursejë ka treguar se e ka blerë fustanin e saj të nusërisë të përdorur për vetëm 3 dollarë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rachel Connealy, 26-vjeçe nga Florida, tregoi në TikTok fustanin e plotë të mëndafshtë që veshi në ceremoninë e saj të dasmës këtë javë, duke thënë se e bleu atë në Goodwill.
“Unë e bleva këtë fustan mëndafshi menjëherë pasi i u fejuam dhe e vesha për ceremoninë”, ka shkruar ajo në videon e publikuar.
Dhe ky nuk ishte fustani i vetëm i lirë që e veshi atë ditë.
Dy javë përpara martesës ajo gjeti ‘fustanin e saj të nusërisë’ për 5 dollarë në Goodwill dhe e veshi në ceremoninë e pritjes. /Gazeta Enigma/