Behrami – Limajt: Pse s’keni guxim ta sfidoni Kurtin me dhunë politike, vetëm kështu kupton ai

Behrami – Limajt: Pse s’keni guxim ta sfidoni Kurtin me dhunë politike, vetëm kështu kupton ai

Në emisionin “Pressing” të T7, të enjten është i ftuar Fatmir Limaj e përballë tij janë analistët Blerim Latifi dhe Artan Behrami.

Ky i fundit i tha Limajt se “edhe Limaj ka qenë me Kurtin si opozitë e bashkuar gjatë viteve 2014-2017”.

Më pas Behrami e pyeti Limajn se pse nuk përdoret dhuna politike ndaj Kurtit të cilën Behrami thotë se Kurti e ka përdorur si opozitë.

“Nuk po shoh një lloj gatishmërie për me sfidu Albin Kurtin me mjetin e vetëm që e kupton e që është dhuna politike. Ajo që është aplikuar në të kaluarën pse nuk ekziston i njëjti guxim me apliku edhe ndaj tij”, ka pyetur Behrami.

E Limaj ka thënë se ai vazhdon ta ketë bindjen e njëjtë për Asociacionin.

“Në 2014-2017, kanë qenë dy kauza, për Asociacionin jam i bindur edhe sot. Vazhdoj me qenë në atë bindje dhe kushdo që nesër sikur dje që është i interesuar me kundërshtu, qëndrimi im është i qartë, me mjetet e lejuara”, ka thënë ai. 

Related Articles