Ramush Bejiqi, pediatër-kardiolog, ka bërë të ditur se viti pandemik e ka shkatërruar Klinikën Kardiokirurgjike sepse nuk kanë mundur të kryejnë asnjë mision.
Ndonëse thotë se nuk kanë pasur asnjë fëmijë të infektuar me COVID-19, përderisa prindërit e tyre është dashur që të testohen.
“Asnjë fëmijë që është para intervenimit para skreningut nuk ka qenë me Covid. Prindërit e fëmijëve duhet t’i nënshtrohen testit dhe kusht për të qenë pjesë e skreningut është me qenë COVID negativ me qëllim ruajtjen edhe të stafit amerikan, Italian dhe vendor”.
“Viti 2020 pandemik neve na ka shkatërruar. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë mision. Në valën e problematikës Covid ne kemi filluar intervenimet kardiokirurgjike”.
“Nuk kemi pasur asnjë komplikim dhe nuk kemi pasur asnjë fëmijë gjatë hospitalizimit me Covid pozitiv. Gjatë qëndrimit në kardiokirurgji fëmijët kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë pasur qasje ashtu që nuk kemi pasur probleme”, tha Bejiqi.