Bekë Berisha i përgjigjet Hysen Durmishit me dokumente

Bekë Berisha i përgjigjet Hysen Durmishit me dokumente

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook kontratat e nënshkruara nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për mirëmbajtjen e autoudhëve në Kosovë.

Berisha ka publikuar këto dokumente pasi Durmishi në një postim në Facebook tha se nuk ka nënshkruar kontrata të tilla, ndërsa në kontratat e publikuara nga Berisha, konfirmohen pretendimet e këtij të fundit.

Në kontratat e publikuara nga Berisha shihet në 4 vende nënshkrimi i zëvendësministrit Durmishi i cili në postimin e tij tha se zv.ministri nuk nënshkruan kontrata nën 500 mijë euro, por vlera totale e këtyre kontratave shkon pikërisht aty ku pretendon Berisha, tek rreth 400 mijë euro.

Në reagimin e tij, pas konferencës për media të Berishës, Durmishi mohoi t’i ketë nënshkruar kontratat në vlerë rreth 400 mijë euro, pasi me ligj sipas tij, zv.ministri nuk nënshkruan kontrata nën 500 mijë euro.

Sipas tij, ato 4 kontrata kanë vlerën e rreth 12 milionë euro, pasi sipas tij, kanë arritur suksesshëm që të nënshkruajnë kontrata vetëm 12 milionë, kur të planifikuara kanë qenë 16.5 milionë.

“Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishes e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu. Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro. I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë. Boll keni vjedhë Bekë Berisha.”, tha Durmishi.

Ky reagim erdhi pas një konference për media të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha ku ai pretendonte për shkelje dhe korrupsion të zyrtarëve të qeverisë Kurti. lidhur me këto kontrata.

Related Articles