Bekë Berisha ironizon me Ridvan Muharremin: Pse s’po i tëhollon petët e laknorit, po përzihesh në kontrabandë të armëve

Bekë Berisha ironizon me Ridvan Muharremin: Pse s’po i tëhollon petët e laknorit, po përzihesh në kontrabandë të armëve

Pronari i furrës së shndërruar në restorant ‘Bukë e zemër’, Ridvan Muharremi, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në keqpërdorimet me rezerva shtetërore.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me Muharremin.

Berisha është shprehur se vetëm në Kosovë, furrtari pretendon të bëhet mafiash.

“Pse veq në Kosovë furragjia pretendon me u bo mafiash , po pse more Ridi nuk t’hollon petët e laknorit po perzihesh në kontrabandë boterore të armeve ! Vjedhja në vaj kemi mirkuptim sepse vaji ka lidhje me burek ! Por arme dhe laknor nuk kanë lidhje”, shkroi ai.

Related Articles