Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.
Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a. Ndërkohë, Ramadan Budakova është emëruar në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).
“…njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.