Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK

Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.    Ndërkohë, Ramadan Budakova është emëruar në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

“…njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.

Related Articles