Belgjika mund Kroacinë, në sfidën e fundit para Euro 2020

Belgjika mund Kroacinë, në sfidën e fundit para Euro 2020

Me golin e vetëm të shënuar nga Romero Lukaku në minutën 38 të pjesës parë, Berlgjika ka shënuar fitore në miqësore ndaj Kroacisë, para sfidave zyrtare të Euro 2020.

Kjo miqësore u përshkua me lojë të kujdesshme në repartin defansiv nga të dyja skuadrat, si dhe me kujdes poashtu maksimal për t’i ikur lëndimeve eventuale, që imponon rëndësia e sfidave të europianit 2020, i cili fillon më 11 qershor.

Përballja mes dy ekipeve përfaqësuese ishte e rëndësishme për të konstatuar gjendjen e lojtarëve dhe formën e tyre nga dy trajnerët, marrë parasysh se të dy reprezentacionet kanë në radhët e tyre lojtarë kulmorë, dhe mund të jenë befeasi të këndshme, si njëra ashtu edhe tjetra, në këtë europian.

Related Articles