Karim Benzema do të luajë me një palë këpucë të arta, që marka Adidas i ka përgatitur për të festuar Topin e Artë të fituar nga futbollisti i Real Madrid mbrëmjen e së hënës.
Gjithashtu, për një kohë të shkurtër, Adidas do të nxjerrë në shitje edhe fanellën e francezit, ku mbiemri dhe numri do të jenë të arta.
Karim Benzema fitoi për herë të parë në karrierë, në moshën 35-vjeçare, Topin e Artë, duke lënë pas Sadio Mane (Bayern Munchen) dhe Kevin De Bruyne (Manchester City).
Sezonin e kaluar, forma e jashtëzakonshme e kapitenit të Real Madrid bëri që kjo skuadër të triumfonte, kundër të gjitha parashikimeve, në kampionatin spanjoll dhe në Champions League.