LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për ndeshjen Phonix – KEK-u, kjo skuadër shkon në çerekfinale të Kupës

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për ndeshjen Phonix – KEK-u, kjo skuadër shkon në çerekfinale të Kupës

Komisioni i Garave ka diskuar për ndeshjet e 1/8-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2021/2022.

Janë regjistruar të gjitha ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, në përjashtim të ndeshjes Phonix – KEK-u, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo ndeshje është regjistruar me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të skuadrës së KEK-ut.

Skuadra nga Obiliqi ishte ankuar për shkak se skuadra nga Banja e Pejës kishte futur në lojë portierin rezervë i cili nuk ishte fare në protokollin zyrtar të ndeshjes.

Kujtojmë kjo ndeshje ishte regjistruar me rezultatin 3-3, por që në penallti kishte triumfuar skuadra e Phoenix, 5-4.

/Gazeta Enigma/

Related Articles