Benzema për Topin e Artë: Kam ëndërruar ta fitoj atë që kur isha fëmijë

Benzema për Topin e Artë: Kam ëndërruar ta fitoj atë që kur isha fëmijë

Në një intervistë për gazetën spanjolle AS, sulmuesi i Francës Karim Benzema foli veçanërisht për ambicien e tij për të fituar Topin e Artë.

Reprezentuesi francez, përtej formës së tij të mirë me ekipin kombëtar, e ka filluar sezonin shkëlqyeshëm me Real Madridin, duke shënuar tashmë dhjetë gola në të gjitha garat dhe duke regjistruar dhjetë asistime gjithashtu.

“Kam ëndërruar të fitoj Topin e Artë që kur isha fëmijë, është një ëndërr që ne të gjithë futbollistët e kemi. Është e vërtetë se gjëja më e rëndësishme është ekipi, por kur e ndihmoni ekipin tuaj të fitojë, kur luani mirë dhe shënoni shumë gola, gjëja tjetër që duhet të keni parasysh është Topi i Artë”.

“Kështu që unë do të bëj gjithçka që mundem dhe do të punoj sa më shumë që të jetë e mundur që me shpresë, një ditë, ta fitoj dhe të arrij këtë ëndërr që kam pasur që kur isha fëmijë”, ka thënë qendërsulmuesi i Real Madrid.

Më 29 nëntor do të jepet edhe çmimi për më të mirin e vitit, ku favoritë janë Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Related Articles