Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti theksoi se sa i përket dialogut me Serbinë me datën 18 gusht të vitit 2022 ka ndodhur një takim i rëndësishëm në Bruksel, meqenëse për herë të parë ka pasur agjendë me kornizë të përgjithshme të marrëveshje ndërsa pika e dytë çështjet aktuale.
“Zakonisht kur jemi takuar në të kaluarën në Bruksel ka pasur polemika të ashpra, por jo agjendë të strukturat.Tani është e struktura dhe fillohet ashtu siç duhet, dialog për marrëveshje e ajo duhet të ketë kornizën e përgjithshme.Në atë rast kur është ftuar kjo mbledhje , unë menjëherë jam përgatitur duke ofruar një faqe me gjashtë kapituj lidhur me atë se çka besoj se duhet të përmbajë korniza e përgjithshme e marrrëvehjes. Tri javë më pas, më 9 shtator emisari Miroslav Lajçak vjen me dy emisarë të tjerë nga BE-ja shtesë, ai nga Parisi dhe ai nga Berlini të cilët kanë paraqitur një propozim për një marrëveshje e cila nuk është finale. Pra s’është marrëveshje finale, është sërish një kornizë apo marrëveshje bazike, por jo përfundimtare. Kjo marrëveshje e cila është e vërtetë se ka paragrafë e fjali të tëra që nxirren nga modeli i dy gjermanive është sërish veçse një marrëveshje bazë, e jo marrëveshja finale ligjërisht e obligueshme çfarë na nevojitet neve, por në anën tjetër duhet kuptuar se nuk ka pasur mundësi që të vimë nga Brukseli, Berlini e Parisi e të na sjellin marrëveshjen finale”,tha Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se kjo s’është e mundur, sepse kjo do shumë proces negociator.
“Andaj emisarët evropianë, franko-gjermanë nuk na kanë sjellë një dokument në stilin merre ose lëre, pra jo me marrëveshje finale, por për marrëveshje bazë apo kornizë.E dyta është që Republika e Kosovës nuk e njeh atë të Serbisë e as Serbia atë të Kosovës. Sot ne kemi mosnjohje reciproke, e na duhet njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke në qendër s’mund të ketë.Marrëveshja sipas modeleve të dy gjermanive e bënë njohjen reciproke në de-fakto dhe de-juro. E nëse do të mund të thoshim diçka për atë propozim që na është ofruar është se paragrafët që merren nga modeli i Gjermanisë janë paragrafë i referohen pikërisht njohjes defakto. Në kuadër të pranbulës, është edhe trashëgimi e së kaluarës,por duhet të kuptoni se nuk janë as dy faqe taman, është një tekst i përgjithshëm dhe i shkurtër. Kur thuhet p.sh “Trashëgimia e së kaluarës” do shumë punë për definim se si do të trajtohet.Ky propozim paraqet bazë të mirë për diskutim të mëtutjeshëm dhe platformë për të ecur përpara.Unë s’e kam refuzuar propozimin pro se diskutime të tjera për këtë mund të bëhen.Kjo është bazë e mirë sepse deri sot Kosova s’ka pasur propozim ku janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerat universale.10 vjet bisedime në Bruksel ishin brenda asaj ideologjisë së zgjidhjes së problemit. Pra në mënyrë shumë të veçantë. Kur e zgjedh një problem shumë të veçantë, kategoritë nuk….Gjykata e Apelit në veri ashtu, në jug kështu, komandanti i policisë për këto komuna e asaj komune. Këto s’janë vlera universale s’janë koncepte evropiane-demokratike.Qasja në të kaluarën ka qenë kësisoj, pa koncepte e kategori universale.Në këtë propozime qysh në fillim i kemi Pavarësia, Demokracia, Sovraniteti, Vetëvendosja e të drejtat e njeriut të gjitha këto janë vlera universale”, shtoi ai.
Kurti theksoi se një marrëveshje bazë që i ka vlerat universale brenda, konsideron se është e drejtë dhe e dobishme për Kosovën.
“Në kapitullin 5 çfarë kam propozuar më 18 gusht ishte konsiderimi i marrëveshjeve të mëhershme.Në propozimin 10 po ashtu i referohen marrëveshjeve të mëhershme. Por beteja politike aktualisht është kjo, në njërën anë nga 33 marrëveshje,Serbia propozoi të përcjellë vetëm një që e ka më të dashur, pra atë të Asociacionit të 13 prillit.Nuk kanë hierarki as logjikë, ato kanë rend kronologjik e s’janë nënshkruar të gjitha në të njëjtën ditë.Pra s’mund t’i vendosësh 33 e të vendosësh një tjetër para tyre.Në kuadër të BE-së ai neni 10 i cili i referohet marrëveshjeve të mëhershme me një lloj insistimit të nxirret gati në pranbulë. Në propozimin franko-gjermanë është fjalia e fundit në nenin 10, por Beogradi po bënë betejën më të madhe që nenin 10, apo fjalinë e fundit ta nxjerrë në mënyrë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe i nënshkruar para 10 viteve të jetë si parakusht apo në qendër, e ajo për neve s’është i pranuar si i tillë”,theksoi Kurti.
Po ashtu ai tha se propozimi franko-gjerman ëshë shumë i favorshëm sepse nuk e ka atë në qendër.
“Jam shumë i hapur për të diskutuar për këto gjëra, por janë dy mënyra për këto ose takim me liderët e partive për hollësitë ose raportim në Kuvendin e Kosovës me dyer të mbyllura e me kërkesë të opozitës.Është e mundshme të kërkojë një seancë, por po u tregoj pse nuk e kam bërë deri më sot.Pra është e mundur që të bëhet diskutim në Kuvend, enkas për këtë gjë por në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shumë më e mbrojtur është më mirë që atë seancë të mos e thërras kkryeministri meqenëse mezi s’presin të na akuzojnë se ne i nxorëm hollësitë. Pra konfidencialiteti është me rëndësi sepse nësë flasim për detaje është shumë me rrezik për këtë, e nëse flasim me dyer të mbyllura e thërret opozita është shumë më kollaj”.