Berat Gjymshiti, ka vlerësuar paraqitjet e djelmoshave të Kosovës në futboll

Berat Gjymshiti, ka vlerësuar paraqitjet e djelmoshave të Kosovës në futboll

Futbollisti i Atalantas në Serie A, Berat Gjymshiti me prejardhje nga komuna e Bujanocit, ka folur enkas për Gazeta Enigma përkitazi me karrierën e tij dhe futbollin e Shqipërisë e atë të Kosovës.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i Atalanta-s, Berat Gjymshiti, po qëndron në vendlindjen e tij, në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku po kalon një pjesë të pushimeve me familjen e tij.

Në një prononcim të tij, enkas për gazetën ‘Enigma’, përkitazi me njohuritë e tijn për superligën e Kosovës në futboll, Gjymshiti ka treguar se fokusi i tij gjatë periudhës së fundit si futbollist, ka qenë i ndërlidhur ngushtë me skuadrën e Serie A – Atalanta, derisa ka shfaqur keqardhje që shumë pak ka pasur mundësi të përcjellë rrjedhën dhe ecurinë e kontinuitetit në futbollin e Kosovës.

“Më vjen keq sepse kam qenë shumë i zënë me skuadrën time, Atalanta, dhe nuk kam pasur kohë ta përcjellë sa duhet Superligën e Kosovës, dhe për të dhënë një vlerësim se a ka apo nuk ka avancim në futbollin e Kosovës, por po bazohem në lojërat e mira të Kombëtares dhe them që aty ka pasur avancim shumë.

Ai më tej ka shfaqur keqardhje për pamundësinë që të jetë në rrjedhë me futbollin e Kosovës, për c’gjë ka thënë se pak ka njohuri.

“Do të mundohem ta përcjellë më tepër futbollin e Kosovës, porse vërtetë kemi qenë tepër të angazhuar, dhe jemi kualifikuar me klubin në Champions League. Agjenda jonë është shumë e ngjeshur”, ka shtuar ai duke përshëndetur stafin e redaksisë “Enigma” dhe mbarë opinionin futbolldashës në Kosovë e gjithandej,: “Ju përshëndes nga Tërnoci I madh ku gjendem për një pushim të shkurtë, dhe po e shfrytëzoj rastin që edhe klubit të fshatit tim “KF Tërnoci”, t’i uroj inkudrimin në një rang më të lartë garash”, ka shtuar ai.

Gjatë qëndrimit në vendlindje, Berat Gjymshiti ka takuar të afërm të shumtë pas një kohe të gjatë, miqë e familjarë të tij, me të cilët ka ndarë përvoja e ka shkëmbyer opinione.

Në një takim me mikun e babait të tij dhe shokun e gjeneratës, ish-futbollistin e shquar të viteve 90-të në superligëne  Kosovës, Fatmir Ademi, futbollisti I kombëtares së Shqipërisë ka pasur një shkëmbim interesant. Sic ka treguar Ademi, pasi e ka komplimentuar për ‘vendimin për t’u kthyer’ që të mbrojë ngjyrat e kombëtares kuq-e Zi, Gjymshiti paksa me shaka dhe decitiv, ka thënë: “Nuk jam kthyer të luaj për shqipërinë. Pra, nuk jam kthyer pasi asnjëherë nuk kam shkuar diku tjetër të luaj”, ka qenë komenti i tij, që ka lënë të befasuar të pranishmit në qytezën e Bujanocit, për c’gjë e kanë komentuar deklaratën e tij gjithandej.

Related Articles