Transferimi i fundit i Prishtinës, Besart Berisha, është prezantuar sot te klubi i ri.
Ish-reprezentuesi i Kosovës është prezantuar me fanellën e klubit në konferencën që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Berisha ka deklaruar fillimisht se ka marrë një mundësi shumë të mirë, duke falënderuar kryetarin e klubit, Remzi Ejupi, me të cilin ka treguar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm.
“E falënderoj kryetarin, e krejt klubin që më ka dhënë mundësinë. Mendimi im është klubi ma i madh, gjithmonë e kam përcjellur, kam pasur kontakte shumë. Jam i lumtur që kam ardhur, me tregu drejtë mezi po pres me fillu stërvitjet”, deklaroi Berisha.
Elita e futbollit kosovar po pasurohet gjithnjë e më shumë me emra të cilët kanë bërë bujë të madhe në Evropë e gjetiu.