Berisha: Dua prova për atë që akuzohem, por jo të montuara nga zyrat e Edi Ramës

Berisha: Dua prova për atë që akuzohem, por jo të montuara nga zyrat e Edi Ramës

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një konferencë për medie i është adresuar qytetarëve shqiptar, duke thënë se kurrë nuk ka qenë i implikuar në asnjë aferë korruptive.

Berisha ka theksuar se vendimi i sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken  që ai të shpallet person i pa dëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë vendim i papritur dhe i paparalajmëruar.

“Kurrë nuk kam qenë  i implikuar në asnjë aferë. Asnjë fakt, asnjë aferë s’kam pasur.Nuk kam asnjë lloj komenti, derisa unë po marrë këtë masë. Në atë letër që publikova, kërkova të paraqitej një fakt i vetëm që kishin. Ata nuk kishin asnjë. Zero. Do të jap, do të bëj cdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje.”, tha Berisha i cili deklaroi se ka angazhuar dhe një avokat nga Franca për këtë cështje.

Tutje Berisha ka thënë se nuk ka asnjë fakt nga shteti amerikan për ato që po akuzohet.

Related Articles