Berisha flet për formën, atmosferën dhe synimin e Kosovës në sfidën ndaj Izraelit

Berisha flet për formën, atmosferën dhe synimin e Kosovës në sfidën ndaj Izraelit

Ndërkohë që Kosova po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes kualifikuese të ‘Euro 2024’ si mysafir i Izraelit, Valon Berisha ka folur për formën e tij dhe të bashkëlojtarëve para këtij dueli të rëndësishëm.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe stërvitja sot ishte shumë intensive. Për mua ishte pak më e vështirë, pasi kam udhëtuar thuajse dy ditë për të ardhur këtu. E ndjeva veten mirë, por ende jo 100 për qind i rikuperuar”.


“Ekipi po punon mirë dhe sot kemi filluar ta përgatisim lojën tonë, të cilën do ta aplikojmë kundër Izraelit. Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse ata luajnë para tifozëve të vet. Edhe koha mendoj se do të jetë më ndryshe se sa jemi mësuar ne, me temperaturat këtu dhe do të jetë një sfidë e vështirë”.

“Edhe ata duan të arrijnë në top dyshen e grupit dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të cilën duhet që së paku të marrim një pikë jashtë. Normal, fitorja është ajo që duam, por me rëndësi është të mos humbim”.

“Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyçë në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti te kombëtarja jonë, që me sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën”, ka deklaruar Berisha.

Related Articles