Rudhani: Besoj se do të kualifikohemi në ‘Euro 2024’

Rudhani: Besoj se do të kualifikohemi në ‘Euro 2024’

Donat Rudhani e ka bërë të qartë edhe njëherë se Kosova beson në kualifikimin në ‘Euro 2024’ dhe Dardanët angazhohen secilën ditë për ta arritur këtë qëllim.



“Atmosfera është fantastike. Ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Sot punuam më intensivisht, por gjithçka shkoi mirë. Jemi duke punuar me përkushtim dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

Objektivi i kualifikimit në Evropian? Po, kjo është e qartë. Të gjithë kemi besim dhe dëshirë për ta arritur këtë gjë”.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Besoj se do të kualifikohemi, por kjo gjë arrihet vetëm me punë dhe për këtë arsye jemi duke punuar çdo ditë. Të gjithë jemi në top-formë dhe besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku.

Izraeli? Është një kundërshtar relativisht i fortë, por besoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Rudhani.

Related Articles