Berisha: Ka rënë numri i atyre që duan të konkurrojnë në Polici

Berisha: Ka rënë numri i atyre që duan të konkurrojnë në Polici

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se testimi për rekrutë të rinj policor nuk ka pasur mbarëvajtje të mirë dhe ka pasur numër të vogël të atyre që kanë kaluar këtë test, raporton Gazeta Enigma.

Pas takimit që kanë mbajtur me drejtorin e Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe drejtorin e Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi, Berisha ka thënë se procesi i testimit është përcjellë me probleme.

Tutje Berisha ka thënë se numri i atyre që duan të konkurrojnë në polici ka rënë shumë.

“Kemi pasur takim me drejtori për Siguri, Mensur Hoti, bashkë me drejtorin e Hetimeve. Kemi diskutuar shumë gjëra dhe jemi informuar për shumë gjëra. Unë kam potencuar një shqetësim për testin dhe rekrutimin e policëve të rinj. Testimi nuk ka pasur mbarëvajtje dhe ka rënë sistemi, e kanë pritur kandidatë deri në 9 orë”.

“Ka pasur ankesa që pyetjet kanë qenë të vështira. Është problem të ulet kriteri, sepse ligjërisht nuk bën. Prej 35 rekruteve ka kaluar një. Ndoshta duhet me i rekrutu edhe njëherë. Numri i atyre që duan të konkurrojnë në polici ka rënë shumë”, ka thënë Berisha./Gazeta Enigma/

Related Articles