Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha u shpreh se vendi duhet të ndihmojë Ukrainën të paktën me municione, në një situatë kur është e kërcënuar për pushtim nga Rusia.
“Si më duket mua vetja sot këtu? Sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. A ekziston një kërcënim i madh Europian nga një diktator paranojak që quhet Vladimir Putin? A po kërcënohet për pushtim një vend sovran? Çfarë është kjo narkoqeveri dhe ky narkoparlament që nuk thotë një fjalë. Sikur janë Taxhikistani, sikur janë sferë e Putinit. Në këtë parlament nuk rrihet, por jam këtu për t’i shprehur solidaritet të plotë në emër të PD-së kombit ukrainas, shqiptarëve në Odesë, kudo që janë.
Ati tutje thotë se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar Ukrainën.
Jam këtu për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre. Por argati i Beogradit jo më kot hesht. Këtu nuk mund të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij”, tha Berisha./A2 CNN