Berisha: Kjo është një ditë e rëndë për liritë e qytetarëve

Berisha: Kjo është një ditë e rëndë për liritë e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se kjo është një ditë e vështirë dhe e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Berisha, thotë se ky është një moment agonie për vlerat demokratike.

“Blerjes së votave dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe  këtë farsë elektorale e karakterizuar nga alfa dhe omega të krimit elektoral dhe ordiner. Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë detyrën me përkushtim pasi është në parimin dhe qëllimin tinë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri për faktin që duhet me çdo kusht që duhet të ndryshojnë rezultatin siç kanë bërë në shumë bashki të vendit. Shpreh solidaritetin me komisionerin Ismail Ismaili dhe të gjithë që janë në të njëjtat kushte.”- tha Berisha. /TCH

Related Articles