Berisha me lot në sy flet për babanë e sëmurë: Kam me tregu qysh ka mashtru këlyshi i pushtetit

Berisha me lot në sy flet për babanë e sëmurë: Kam me tregu qysh ka mashtru këlyshi i pushtetit

Avokati Besnik Berisha një ditë pas lirimit ka dhënë intervistë para gazetarit Berat Buzhala, ku ka folur gjerë e gjatë për arrestimin e tij të kundërligjshëm, prokurorin Rasim Maloku dhe detajet e tjera nga seanca kundër tij.

Ndër të tjera, Berisha zbuluar se si nuk ka mundur ta ndihmojë babain e tij, pavarësisht se avokatët kishin bërë thirrje për një leje humanitare.

Ai tha se padrejtësisht u arrestua dhe për pasojë nuk mundi t’i qëndrojë pranë prindit të tij, i cili kohën e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Teksa ka folur para Buzhalës, Berisha është emocionuar dhe me lot në sy tha se nuk do të ndalet, derisa të tregojë se si ka mashtruar sipas tij, prokurori Maloku.

Related Articles