Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.
Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.
Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.
Sakaq, në holl mes mbështetësve ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve. / Gazeta Enigma.