Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar pesimist për rezultatet që mund të sjellë takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive, raporton Gazeta Enigma.
“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.
Këto komente ai i bëri pak para se të nisë seanca e sotme e Kuvendit e thirrur për orën 10:30, e cila shënon tentativën e 16 për konstituimin e Kuvendit. / Gazeta Enigma.