Anëtari i PDK-së, në Komisionin për Siguri, Hisen Berisha, ka thënë se drafti për strategjinë e sigurisë, ka karakter mashtrues.
“Ky draft ka karakter mashtrues në raport me votuesit tuaj, të cilëve për dy fushata rresht iu keni premtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, ka theksuar Berisha.
“Në asnjë rresht nuk është synim partneritet faktik me SHBA-në, nga fakti se edhe kapacitetet që po zhvillohen aktualisht janë arritur falë me asistencën teknik-profesionale të SHBA-ve, pa përjashtuar edhe NATO-n”.