Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, tha se u mblodhen për të protestuar kundër projektit siç e ka quajtur fantazmë të treshes, Vuçiq, Rama dhe Zaev.
Sipas tij, kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të gjitha vendeve të Ballkanit.
“Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. Ne jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh me projektin tonë kombëtar. Ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën”, ka thënë ai.
Berisha deklaroi se projekti synon vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon.
Ai tutje ka shtuar se sot protestojnë si shqiptarë në shesh sepse MiniBallkani i hapur është projekt që ka rrethuar Kosovën./Gazeta Enigma/