Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke u bazuar në informacionet që pretendon se i posedon, ka deklaruar se Xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territor të Kosovës dhe u kanë dalë prapa shpine policëve të Kosovës dhe pastaj i kanë rrëmbyer.
“Kam kontakte me policinë, ata janë kapur nga vija e kufirit 150 metra në territor të Kosovës. Sipas informacioneve, policët i kanë vërejtur lëvizjet e tyre në drejtim të kufirit. Duhet përcjellë komunikimin që janë bërë në ato rrethana. Ata janë futur në territorin e Kosovës, i kanë dalë pas shpine, pas një joshje, këto janë veprime taktike dhe i kanë kapur”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia vepron ngjashëm si në këtë rast.
“Nuk është e mundur t’i ofrohesh policisë përballë kur ka armë në dorë. Kur thërret nga pas shpine, ndal se të vras, cdo lëvizje është vdekjeprurëse. Nuk është hera e parë që Serbia ka bërë këso veprime. Aziz Kelmendin e kanë vrarë, e kanë vendosur te rrethojat e kazermës. Kanë gjujtur në rojën e postës dhe e kanë faturuar se ai ka gjujtur dhe e kemi vrarë në ikje. Kjo është njëlloj Pande për ta arsyetuar atë cfarë po do me arrit Serbia”, ka thënë ai.