Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një konferencë për media, është shprehur se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, flet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me Serbinë “pa marrë parasysh sa të brendshme janë”.
Sipas Bërnabiç, raportuesja është duke lobuar për njohje të reja për pavarësinë e Kosovës.
Bërnabiç përmendi deklaratën e eurodeputetes rreth situatës në fabrikën kineze të gomave në Serbi.
Kryeministrja ka theksuar se Von Cramon ka ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë dhe mori pjesë në garën zgjedhore.
Viola von Cramon, një ditë më parë foli raportet shqetësuese mbi kushtet e rënda në të cilat jetonin dhe punonin vietnamezët në fabrikën kineze në Serbinë veriore.
Sipas saj, faktet ishin “shqetësuese dhe duhet të hetohen më thellë”.
Në Serbi rreth 500 qytetarë vietnamezë dolën në grevë për të protestuar kundër kushteve çnjerëzore në të cilat janë të detyruar të punojnë dhe të mbijetojnë, por edhe për shkarkimin e një kolegu, i cili u akuzua nga pala kompania si “fajtor pasi raportoi detaje në shtyp”. /Gazeta Enigma/.