Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha pas bisedimeve në Ohër, se është e qartë se Asociacioni do të duhet të formohet. Sipas saj, kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtutjeshme implementuese.
Ajo mes tjerash tha se “është plotësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015”, transmeton Klankosova.tv.
Bërnabiq për Tanjug deklaroi se krijimi i një asociacioni të tillë do të jetë rezultat i punës, dhe luftës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, 10 vjet më parë dhe gjatë dekadës së kaluar si dhe sot