Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente nga një mbrëmje e veçantë në Madrid, ku është shfaqur në skenë së bashku me yllin kolumbian, Shakira.
Dua iu bashkua Shakirës për të interpretuar këngën e njohur “Antología”, ndërsa më pas ka falënderuar këngëtaren kolumbiane për ftesën.
“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua Lipa, duke e përshkruar performancën si një kujtim shumë të bukur që do ta marrë me vete në shtëpi.
Momente nga kjo mbrëmje Dua i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
