Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit

Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar LDK-në dhe PDK-në për qasjen e tyre ndaj takimeve me kryeministrin Albin Kurti.

Ramadani ka deklaruar se të dyja partitë, sipas tij, kanë gabuar duke besuar në vullnetin e mirë të Kurtit.

Ai ka vlerësuar se takimet nuk kanë pasur për qëllim arritjen e marrëveshjes, por vetëm zgjatjen e kohës dhe realizimin e fotografive.

Sipas Ramadanit, Aleanca ka mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë gjithë procesit dhe, siç shprehet ai, ka qenë e vetmja parti që e ka kuptuar qasjen e Kurtit.

Related Articles