Bërnabiq: INTERPOL-i është i mbyllur për Kosovën

Bërnabiq: INTERPOL-i është i mbyllur për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pasur një takim shumë të mirë me presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser al Raisi, i cili, sipas pretendimeve të Bërnabiç, ka konfirmuar se gjatë mandatit të tij aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë nuk do të jetë në rend dite.

Për Bërnabiw, një konfirmim i tillë është veçanërisht i rëndësishëm për Serbinë, pasi sipas pretendimeve të saj kështu dy institucione kryesore si INTERPOL-i e UNESCO, nuk do të marrin parasysh kërkesat e Kosovës për anëtarësim.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatet e vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bashkëpunimin me atë vend. Gjatë vitit 2022 kemi nënshkruar 10 marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka deklaruar Bërnabiç.

Ahmed Nasser al Raisi u zgjodh President i INTERPOL-it në nëntor të vitit 2021 dhe mandati i tij zgjat katër vjet.

Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2021 kishte bërë të ditur se dikasteri në fjalë gjatë vitit 2022 do të përgatitet për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, apo siç njihet ndryshe INTERPOL.

Related Articles