Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e pyetur për të komentuar arrestimin e Milan Radoiçiq, organizator i grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tha se Serbia është “shtet i së drejtës”.
“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën, për të hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar në përputhje me to”, tha Brnabiq.
Nga aksioni i policisë në Basnjkë kundër grupit kriminal kanë mbetur të vrarë tre serbë, nëntë janë arrestuar, gjashtë prej të cilëve janë liruar, shkruan N1.