Besa Luzha: Puna e Asociacionit ka përfunduar, Asociacioni është pranuar

Besa Luzha: Puna e Asociacionit ka përfunduar, Asociacioni është pranuar

Opinionistja Besa Luzha ka thënë se Asociacioni tashmë është punë e kryer, pra i pranuar.

Sipas Luzhës kjo është bërë e ditur qysh kur kryeministri Kurti deklaroi pas marrëveshjes së Ohrit se ka qenë i gatshëm për ta nënshkruar.

Ajo theksoi se me me kryetarët shqiptarë, në veri nuk ka logjikë të formohet një Asociacion i komunave me shumicë serbe.

“Procedimi nënkupton përfundimin e zgjedhjeve në veri dhe marrjen e mandatit nga kryetarët e komunave së paku unë besoj që kështu ka qenë procesi sepse një far mënyre një anshëm dhe me kryetarët shqiptarë në veri nuk ka logjikë të formohet një Asociacion i komunave me shumicë serbe. E dyta mendoj që në momentin kur qeveria Kurti ka deklaruar pas marrëveshjes së Ohrit se e ka pranuar dhe ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj, puna e Asociacionit ka përfunduar, Asociacioni është pranuar”, u shpreh Luzha në Rubikon.

Related Articles