Kërkohet ndihmë për gjetjen e 11 vjeçarit nga Petrova e Shtimes, Malos Rexhaj

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 11 vjeçarit nga Petrova e Shtimes, Malos Rexhaj

Familja Rexhaj nga fshati Petrovë e Shtimës, po kërkon ndihmën tuaj, për gjetjen e djalit të tyre, Malosin, 11 vjeçar.

Sipas familjarëve, ai sot pasdite ka dalur jashtë shtëpisë me biçikletë, dhe s’është kthyer më.

Lidhur me rastin familjarët thonë se kanë njoftuar autoritetet e sigurisë.

Malosi me të dalë sot nga shtëpia, siç e përshkruajnë familjarët, mbante të veshur një xhup të kaltër dhe një palë pantollona të zeza.

Malos Rexhaj, 11-vjeçar

Shqetësimi i familjarëve shtohet, meqë Malosi vuan edhe nga epilepsia.

Kushdo që rastis në ndonjë informacion rreth 11 vjeçarit, mund të kontaktoni në këtë numër telefoni: 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj). 

Related Articles