Kongresmeni Colin Allred ka pritur një delegacion nga Kosova të kryesuar nga deputetja Vasfije Krasniqi Goodman dhe vajza e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.
Kongresmeni amerikan Allred ka thëë se Vasfije Krasniqi është një e mbijetuar e guximshme e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe tregimin e saj do ta prezantojë edhe në një rezolutë në Kongres.
“Vasfije Krasniqi-Goodman është një e mbijetuar e guximshme gjatë luftës në Kosovë, së bashku me 20 mijë gra tjera kosovare. Ajo ka dedikuar jetën e saj për të ndarë tregimin në mënyrë që ne të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ishte një nder që së bashku me kolegët e mi ta takojnë atë dhe të mbijetuarat sot. Unë do të prezantoj një rezolutë të Dhomës për të ndihmuar në rrëfimin e historisë së zonjës Krasniqi-Goodman dhe do t’i bëj thirrje SHBA-ve që të ndajnë burime për të siguruar që Serbia të hetojë dhe ndjekë siç duhet të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Allred.
Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit që ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Kongresin amerikan ka njoftuar se kongresistëve edhe librin mbi gjenocidin e Serbisë mbi Shqiptarët nga 1844 deri më 1999.
“E nderuar, takuam mbi dhjetë anëtar kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred. Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet. Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj”, ka shkruar ajo.