Besnik Tahiri i AAK-së me tone të larta debaton për Podujevën

Besnik Tahiri i AAK-së me tone të larta debaton për  Podujevën

Besnik Tahiri, zyrtar i lartë i AAK-së, në një debat zgjedhor televiziv vuri theksin te çasja e institucioneve komunale në raport me investimet urbanistike dhe përkushtimin në avancimin infrastrukturor, shkruan Gazeta Enigma.

Duke iu referuar komunës së Podujevës, ai në një rast ishte mjaft karizmatik, duke bërë një paralele mes këtij qyteti me disa qytete e komuna tjera, të cilat sipas tij kanë avancuar ndër vite ndërsa Podujeva si qytet ka shënuar ngecje, stagnim e degradim të theksuar.

Në pjesën e shkëputur të debatit më poshtë, Tahiri shfaqet mjaft i vendosur për ta avancuar Podujevën, dhe në të njëjtën kohë i revotuar me realitetin e këtij qyteti.

Ku ka logjikë me na kalu me urbanizëm Vushtrria, Lipjani e Fushë Kosova? Po na kemi qenë New York për ta”, tha ai.

Ku ka logjikë me na kalu me urbanizëm Vushtrria, Lipjani e Fushë Kosova, po na kemi qenë New York për ta

Ku ka logjikë me na kalu me urbanizëm Vushtrria, Lipjani e Fushë Kosova, po na kemi qenë New York për taPosted by ATV LIVE on E mërkurë, 22 shtator 2021

Ndryshe, kandidatë për kryetar të komunës së Podujevës nga AAK është një femër, gjegjësisht Mrika Thaçi, kurse nga LDK Ekrem Hyseni. Nga radhët e partisë që drejton këtë komunë Lëvizja Vetëvendosje është Florent Hasani, kurse nga radhët e PDK-së është Floretë Zejnullahu, etj.

Related Articles