Real Madridi ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Real Betisi në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Brahim Diaz kaloi Los Blancos në epërsi me një asistim të Ferland Mendyt.
Por, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Johnny Cardosos (34’), që u asistua prej Iscos.
Ishte pikërisht ish-lojtari i Real Madridit, Isco, ai që ndëshkoi madrilenët me një gol nga penalltia në minutën e 54-të për rezultatin 2-1.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti tentoi të merrte së paku një pikë, mirëpo shpërdoroi shumë raste të mira.
Me këtë humbje, Real Madridi është në vendin e dytë me 54 pikë, aq sa ka edhe Barcelona si lidere me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Rayo Vallecanon.