Duke nisur nga sot Fadil Nura është edhe zyrtarisht kryetar i Komunës së Skenderajt.
Nura ka marrë detyrën e të parit të Skenderajt gjatë ditës së sotme, ku edhe ka dhënë betimin.
Nura ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e marrjes së detyrës.
Deri në zgjedhjet e fundit lokale Komuna e Skenderajt është drejtuar nga Bekim Jashari./Gazeta Enigma/