“BIA kishte detyrë ta mbante UÇK-në me furnizime shëndetësore e logjistike”

“BIA kishte detyrë ta mbante UÇK-në me furnizime shëndetësore e logjistike”

Nuredin Ibishi si dëshimtar i nëntë i mbrojtjes në rastin e Salih Mustafës ka treguar se detyra e BIA-së ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, për çështje të logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta.

Ai po ashtu u shpreh se nuk e di se nga janari deri në qershor të vitit 1999 a e ka takuar Salih Mustafën apo jo sepse nuk e ka njohur, por u shpreh se e ka ditur se udhëheqës i njësitit BIA ka qenë Salih Mustafa.

Mustafa tregoi se në Zllash ka qenë në maj të vitit 1999 para nisjes për transportim të të plagosurve drejtë Maqedonisë, por që më herët nuk ka qenë asnjëherë në këtë fshat.

Ndër të tjera, Ibishi ka treguar se në periudhën janar qershor 1999, si udhëheqës i njësitet BIA ka qenë, Salih Mustafa.

Ibishi thotë se në këtë periudhë ka qenë i pranishëm në fshatin Zllash

“Po kam qenë dikur para se të nisëm për transportin e të plagosurve për në Maqedoni, kam bërë përgatitjet e fundit dhe kam kaluar aty pari[…]Fund të majit 1999”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur nga avokati Betim Shala se a ka pasur kontakte me pjesëtarët e njësisë BIA, dëshmitari Ibishi tregoi për një rast në vitin 1998 të cilit i është dashur ndihmë mjekësore, derisa tha se në rastet tjera për furnizime ai tha se këtë e kanë bërë udhëheqësit e njësive që kanë qenë në kuadër të brigadës. Dhe më pas tha se ka takuar edhe një pjesëtar të BIA-së nga mesi i qershorit 1999.

“Kam pasur një rast në zonë ka qenë Rrahman Dini, por tash nuk po më kujtohen dy apo tri raste ai ka ardhur në zonë, një rast ka ardhur për aspekte të veta shëndetësore sepse ka qenë i sëmurë me TBC dhe është dashur mbështetja për dërgim jashtë nëpër zonës ka qenë në Bajgorë dhe rasti tjetër nëse nuk gaboj ka sjell diçka ose shërbime shëndetësor mjek ose personel mjekëve ose medikamente po vullnetar të rinj në zonë, por atë e mbaj në mend nëse ka qenë edhe ai në BIA nuk jam i sigurt”, ka thënë Ibishi.

Ai madje u pyet se a ka pasur kontakte me pjestarë të BIA-së në vitin 199, derisa Ibishi tha se pas çlirimit të Kosovës ka pasur kontakte.

Avokati Shala: Nga janari 19999 e deri në qershor 1999 a keni pasur kontakte me pjesëtarë të BIA?

Dëshmitari Ibishi u shpreh se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar në fund të qershorit të vitit 1998, por që edhe më herët ka qenë i angazhuar në lëvizjen për formimin e UÇK-së.

Dëshmitari i mbrojtjes, Nuredi Ibishi më pas ka vazhduar tu përgjigjet pyetjeve të avokatit, Betim Shala i cili kërkoi të di më shumë rreth formimit të brigadave 151. 152. 153 dhe statusin që ka pasur njësiti BIA.

Tutje, ai u pyet se çfarë statusi dhe cilësië ka pasur BIA, ndërsa Ibishi tha se kishte mësuar se ka qenë një marrëveshje e mëhershme në shtator të 1997 ku guerila BIA i është dhënë detyra të veproj në zonat urbane por në aspektin të furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në zonën operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, për çështje të logjistikës, për pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta edhe normal për çështje tjera rreth pozicionimeve të forcave të armikut e të tjera.

Dëshmitari Ibishi i pyetur nga avokati Shala tregoi edhe për policinë ushtarake për të cilën tha se me krijimin e brigadave 151, 152, 153 është krijuar edhe policia ushtarake e cila ka qenë pjesë e çdo brigade dhe detyra e kësaj policie ushtarake ka qenë të mbajte ne rendit dhe rregullit ushtarak në brigadë dhe zonë.

Ai tutje u shpreh se në UÇK kanë ekzistuar rregulla të cilat është dashur të respektohen nga ushtarët, ndërsa autoritet për të ndaluar këta ushtarak ka pasur policia ushtarake.

Tutje avokati i Salih Mustafës, parashtroi pyetje për dëshmitarin Nuredin Ibishi rreth brigadës së mbrojtjes civile dhe se kjo njësi a ka pasur autoritet të ndaloj civil.

Dëshmitari, Ibishi u shpreh se ka ndodhur raste kur mbrojtja civile për keqbërës ka vepruar dhe ka ftuar dhe Policinë ushtarake për raste të caktuara nëse ka pasur ndonjë shkelje.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

Related Articles