Kurti s’pajtohet me kritikat e opozitën, thotë se Qeveria e tij e bëri dialogun transparent

Kurti s’pajtohet me kritikat e opozitën, thotë se Qeveria e tij e bëri dialogun transparent

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit foli për Politikën e Jashtme të Kosovës duke thënë se ajo ishte “në gjendje shumë të vështirë” kur e morën mandatin, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti tha se tani “Republika e Kosovës ka përfaqësim dinjitoz” dhe joinferiore.

“E kthyem dialogun nga takimet e fshehta, në një proces transparent që e ka njohjen reciproke në qendër të saj”, tha ai. “Serbia është çarmatosur nga argumenti i saj kryesor në luftën e saj diplomatike kundër Republikës së Kosovës”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha se “i dolëm në ndihmë SHBA-së” për t’i strehuar refugjaët afganë dhe se tani janë hapur dyert për të pritur refugjatë nga Ukraina.

Kurti ka thënë se sivjet do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, secili qytetar ka të drejtën të ankohet në mekanizma evropianë kur nuk është i kënaqur me drejtësinë në vendin e tij, prandaj ai ka thënë se është e natyrshme të aplikohet edhe në Këshillin e Evropës për t’ia mundësuar qytetarëve këtë të drejtë. /Gazeta Enigma.

Related Articles