Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetsisë për masat e reja, Biblioteka Rajonale, “Fan S. Noli” në Gjilan, paralajmëron përgjysmim të aktivitetve dhe shfrytëzimit të hapësirave të saj nga nxënësit dhe studentët.
Në një njoftim publik Biblioteka Rajonale në Gjilan “Fan S. Noli”, ka bërë të ditur që nesër do të filloj të punoj me kapacitete të reduktuara, me 50% të kapaciteteve të saj, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për luftimin e pandemisë, pas përhapjes së ditëve të fundit.
Mësohet se do të punohet duke shfrytëzuar vetëm gjysmën e hapësirave të objekteve të bibliotekës, si në enterier, gjegjësisht në salla të leximit, ashtu edhe në anekset e saj.
Poashtu, në njoftim janë bërë të ditura edhe një sërë masazh tjera që do të ndërmerren, në harmoni të plotë me rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.