Biden: Do ta mbrojmë çdo cep të NATO-s, por nuk do luftojmë direkt me Rusinë sepse ndizet Lufta e Tretë Botërore

Biden: Do ta mbrojmë çdo cep të NATO-s, por nuk do luftojmë direkt me Rusinë sepse ndizet Lufta e Tretë Botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë edhe njëherë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Biden ka ritheksuar edhe njëherë se SHBA-ja nuk do të luftojë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi kjo do të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Ai ka shtuar se duhet të përpiqen që ta parandalojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë të NATO-s dhe Rusisë e cila shpie në një Luftë të Tretë Botërore.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar. Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, shkroi Biden./GazetaEnigma/

Related Articles