Biden do të propozojë taksën minimale prej 25 për qind për miliarderët amerikanë

Biden do të propozojë taksën minimale prej 25 për qind për miliarderët amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka propozuar një taksë minimale prej 25 për qind për miliarderët, si pjesë e një sërë rritjesh të propozuara të taksave për individët dhe korporatat e pasura.

Plani i propozuar nga Biden do të dyfishonte gjithashtu taksën e fitimeve kapitale për investime nga 20 për qind në 39.6 për qind dhe do të heqë taksat mbi të ardhurat ndaj korporatave dhe amerikanëve të pasur, raportoi Bloomberg Neës.

Biden ka thënë se plani i tij do të ulë deficitin me gati 3 trilionë dollarë gjatë 10 viteve, kryesisht nëpërmjet rritjes së taksave.

Biden i ka bërë thirrhe Kongresit të mbështesë taksat më të larta për të pasurit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan ka këmbëngulur se rritja e propozuar e taksave do të prekë vetëm një përqindje të vogël të amerikanëve.

Ndryshe, Biden vitin e kaluar propozoi një taksë minimale mbi të ardhurat e miliarderëve për të siguruar që familjet me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë të paguajnë të paktën 20 për qind në taksa si për të ardhurat ashtu edhe për fitimet e parealizuara nga investimet e pashitura.

Related Articles