Biden pritet të flasë me Netanyahun për pengjet në Gaza

Biden pritet të flasë me Netanyahun për pengjet në Gaza

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të bisedojnë të dielën, sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.



Një burim i CNN thotë se fokusi do të jetë te pengjet që ende mbahen në Gaza.

Gjatë disa muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ushtrojnë më shumë presion mbi qeverinë izraelite për të mbështetur një “pauzë humanitare”. Por këto përpjekje deri më tani kanë dhënë pak sukses.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu i quajti propozimet e fundit të Hamasit për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza “deluzive”.

Telefonata vjen disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë në fillim të kësaj jave se numri i civilëve në Gaza “mbetet shumë i lartë” ndërsa dhuna vazhdon të përshkallëzohet në rajon.

Related Articles