Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19

Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19

Presidenti amerikan Joe Biden rezultoi sërish me coronavirus të shtunën, pak më shumë se tre ditë pasi u lirua nga izolimi, tha Shtëpia e Bardhë, në një rast të rrallë “rikthimi” pas trajtimit me një ilaç anti-viral.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Conner tha në një letër se Biden “nuk ka përjetuar rishfaqje të simptomave dhe vazhdon të ndihet mjaft mirë”.

Në përputhje me udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Biden do të rikthehet në izolim për të paktën pesë ditë. Agjencia thotë se në shumicën e rasteve të rikthimit të virusit, gjendja mbetet e lehtë dhe se sëmundja e rëndë gjatë asaj periudhe nuk është raportuar.

Lajmi për testimin pozitiv të Biden erdhi vetëm dy orë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi një vizitë presidenciale në Michigan këtë të martë për të nxjerrë në pah miratimin e një projektligji për të promovuar prodhimin vendas të teknologjisë së lartë.

Biden kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware, të dielën në mëngjes, ku zonja e parë Jill Biden ka qëndruar ndërsa presidenti ishte pozitiv. Të dy udhëtimet janë anuluar pasi Biden është kthyer në izolim.

Presidenti Biden, 79 vjeç, u trajtua me ilaçin anti-viral Paxlovid dhe doli negativ të martën dhe të mërkurën. Më pas ai u lirua nga izolimi por duhej të mbante maskë brenda. Testet e tij pozitive e vendosin atë në mesin e pakicës së atyre që iu është përshkruar ilaçi që mund të përjetojnë një rast rikthimi të virusit. 

Related Articles