Hoti: Termi “persona të zhdukur me forcë” duhet të jetë në marrëveshje, s’ndërroj qëndrim

Hoti: Termi “persona të zhdukur me forcë” duhet të jetë në marrëveshje, s’ndërroj qëndrim

Andin Hoti nga delegacioni për personat e pagjetur ka thënë se Republika e Kosovës s’ka ndërmend të lëshoj pe sa i përket qëndrimit për përdorimin e terminologjisë “persona të zhdukur me forcë” në marrëveshjen me Serbinë për të pagjeturit, gjë që Beogradi po e kundërshton.



Shteti i Serbisë nuk po pranon që për të pagjeturit në Kosovë gjatë kohës së luftës të përdoret termi “persona të zhdukur me forcë”.

Andin Hoti nga delegacioni i Kosovës për çështje të personave të zhdukur, insiston se ky term nuk duhet të largohet dhe se ai tregon realitetin e asaj që ka ndodhur.

“Vazhdojmë të insistojmë dhe nuk e kam ndërmend të ndryshoj këtë qëndrim sepse ai term duhet të jetë në deklaratë për shumë arsye, dhe nuk është arsye politike kjo, sepse jam i bindur që termi ‘të zhdukur me forcë’ obligon të dyja palët, e them sinqerisht, edhe Kosovën edhe Serbisë, e obligon të ofrojnë informacione, të ofrojmë punën tonë për të gjetur personat e zhdukur

Çështje të tjera që po diskutohen brenda kësaj deklarate, sipas Hotit, lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces”, ka thënë Andin Hoti

I biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, thekson gjithashtu se nëse Serbia nuk pajtohet me një term të tillë, presioni i Bashkimit Evropian duhet të drejtohet tek ta.

“Nëse Serbia vazhdon të hezitojë atëherë Bashkimi Evropian, apo kushdo qoftë tjetër, le të drejtohet të Serbia, jo të ne… Ne jemi të vendosur, dialogu po vazhdon ende, qëndrimi im është ky, këtë e kam thënë edhe në Bruksel disa herë, mirëpo nuk e nënshkruaj unë (deklaratën) unë jam vetëm pjesë e delegacionit, si do të rrjedh deri në fund nuk e di”, ka shtuar ai.

Javë më parë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë “dy fjalë afër ose larg marrëveshjes për të pagjeturit”.

Ai ka bërë me dije gjithashtu se 99.5% e tekstit të deklaratës është dakorduar, duke shtuar se nevojitet vetëm vullnet politik.

Related Articles