Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në Kolorado, duke shkaktuar mijëra evakuime dhe duke shkatërruar gati 1000 shtëpi.
Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte raporte për viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit që shpërtheu më 30 dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit.
Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat e zhdukur, të cilët ai nuk pranoi t’i identifikonte, jetonin të gjithë në shtëpitë që ishin djegur nga flakët, raporton BBC, përcjell Gazeta Enigma.
Autoritetet po hetonin të gjitha rrugët për të përcaktuar burimin e zjarrit, ndërsa presidenti i SHBA’së, Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare.
Biden ka ndarë edhe fonde për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura./Gazeta Enigma/