Biden: Sulmet amerikane ndaj Houthit do të vazhdojnë

Biden: Sulmet amerikane ndaj Houthit do të vazhdojnë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmet ushtarake amerikane ndaj objektivave Houthi në Jemen do të vazhdojnë.

Biden ka pranuar se ata nuk kishin arritur të ndalonin këtë grup deri më tani, shkruan Sky News.

Ushtria amerikane mbrëmë gjuajti një valë të katërt të sulmeve me raketa me anije dhe nëndetëse kundër vendeve të kontrolluara nga Houthi.

Sulmet u nisën nga Deti i Kuq dhe goditën 14 raketa që komanda i konsideroi një “kërcënim të afërt”.

Related Articles