Formacionet zyrtare: Atletico – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Atletico – Real Madrid

Atletico Madridi pret Real Madridin në “Wanda Metropolitana” në kuadër të fazës së 1/16 të Copa del Rey.

Është një ndeshje e vetme, kështu që kushdo që fiton sot do të kualifikohet në çerekfinale të garës.

Duket e pabesueshme, por pas pesë vjetësh, Atletico Madrid luan sërish një ndeshje të Copa del Rey në shtëpi, e fundit ishte më 16 janar 2019 kundër Gironas.

Diego Simeone këtë ndeshje do ta nis me dyshen Antoine Griezmann dhe Alvaro Morata në sulm.

Në anën tjetër Carlo Ancelotti ka lënë në stol Toni Krossin dhe Auriel Tchouamenin, duke startuar me Luka Modricin dhe Camvingan.

Derbi do të gjykohet nga Guillermo Cuadra Fernandez.

Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Giménez, Ëitsel, Hermoso, Samuel Lino; De Paul, Koke, Saúl; Griezmann, Morata.

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rüdiger, Mendy; Camavinga, Modric, Fede Valverde, Bellingham; Vinicius, Rodrygo.

Related Articles