Biden thërret të gjithë liderët perëndimorë

Biden thërret të gjithë liderët perëndimorë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbajtur një telefonatë me aleatët perëndimorë për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Thirrjes iu bashkuan kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Presidenti rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, shkruan BBC.

Mirëpo, ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles